Lajme

Kusari-Lila: Kosova siguron 206.4 milionë euro mbështetje nga Bashkimi Evropian

07/09/2026 10:18
nga:Genita C

Bashkimi Evropian ka miratuar 206.4 milionë euro mbështetje financiare për Kosovën në kuadër të programeve IPA 2026, IPA 2027 dhe Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), thotë njoftimi nga Ministria e Industrisë.

Sipas tyre, fondet do të investohen në infrastrukturë, energji, mjedis, arsim, punësim dhe sundim të ligjit, ndërsa grantet e WBIF do të mbështesin projekte si Hidrosistemi Ibër-Lepenc, autostrada Qafë e Duhlës–Banullë dhe impianti i ujërave të zeza në Podujevë.

Ministrja në detyrë, Mimoza Kusari-Lila tha se kjo mbështetje do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të Kosovës.