Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë nesër mbledhje të Kryesisë.
Mbledhja e Kryesisë pritet të fillojë nga ora 15:00.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësi për media i LDK-së, Besian Mustafa.
Mbledhja e Kryesisë së LDK-së vjen një ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ).
/Gazeta Blic/


