Lajme

Fillon takimi Trump-Zelensky në Ankara

07/08/2026 15:55
nga:Y I

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky, kanë nisur një takim në Ankara.

Para bisedimeve, dy liderët dolën para mediave dhe iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.

Lidhur me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin është një “personazh i vështirë”, por se si Putin ashtu edhe Zelensky duan një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit.

“Putini është një karakter i vështirë. Zelensky dhe Putin duan marrëveshje. Lufta në Ukrainë është në një nivel të tmerrshëm. Që kur jam bërë president, kam arritur marrëveshje”, u shpreh Trump.