Alban Zogaj, ka deklaruar se nuk pret pengesa në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke vlerësuar se ekzistojnë votat e nevojshme për konstituimin e tij.
“Nuk do të duhej të kishte pengesa! Votat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, duket se janë!”, tha Zogaj për GazetaBlic.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës, sipas informacioneve që posedon “Gazeta Blic”, pritet të mblidhet për seancën konstituive mes datave 15-20 korrik.
Kështu ka marrë vesh “Gazeta Blic” nga burime të saj brenda këtij institucioni.“Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet mes datave 15-20 korrrik” tha ky burim për “Gazeta Blic”.
Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit ishin zgjedhjet e treta parlamentare me radhë të mbajtura brenda 18 muajve në Kosovë.
‘Seanca konstituive e Kuvendit pritet të mbahet mes datave 15-20 korrik’


