Lajme

Rama për Pavarësinë e SHBA-ve: Sot nuk urojmë vetëm një përvjetor, nderojmë një ide të madhe të lirisë!

07/04/2026 13:24
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve.

Rama tha se ‘historia jonë nuk mund të rrëfehet pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.

“Këtë vit, kjo ditë merr një domethënie edhe më të veçantë, pasi shënojmë 250-vjetorin e themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një çerek mijëvjeçari lirie, demokracie, vizioni dhe udhëheqjeje që ka frymëzuar kombe anembanë botës dhe ka ndryshuar rrjedhën e historisë” shkruan Rama raporton “Gazeta Blic”.

“Sot nuk urojmë vetëm një përvjetor. Nderojmë një ide të madhe të lirisë dhe shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj një populli dhe një shteti që u bë pjesë e pandashme e rrugëtimit tonë drejt lirisë, paqes dhe shtetësisë” shkruan Rama.

Urimi i plotë: