Sporti

Ancelotti: Neymar është gati të luajë 90 minuta

07/03/2026 19:41
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se Neymar është plotësisht i gatshëm të luajë 90 minuta në Kupën e Botës 2026.

Edhe pse sulmuesi është rikthyer së fundmi nga dëmtimi dhe ka nisur disa ndeshje nga stoli, tekniku italian vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e tij.

“Neymar dëshiron gjithmonë të luajë, punon shumë dhe është një figurë e rëndësishme për ekipin. Jam shumë i kënaqur me të”, u shpreh Ancelotti.

Brazili do të përballet me Norvegjinë të dielën në orën 21:00, në një sfidë ku fituesi do të sigurojë një vend në çerekfinale.

Ancelotti e cilësoi kundërshtarin si një ekip cilësor, duke theksuar se në fazën me eliminim direkt vendimtarë janë si aspekti taktik, ashtu edhe ai mendor.

/GazetaBlic Sport/