Lajme

U nis prej Medvegjës për Prishtinë, si u ndalua kosovari Osman Selmani në kufi?

07/03/2026 16:25
nga:L J

Shtetasi kosovar, Osman Selmani, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare Mutivodë kishte qenë duke u kthyer nga Medvegja në Prishtinë.

Familja ka bërë të ditur se nuk ka pasur kontakt me të deri sot që nga 1 korriku kur edhe ishte arrestuar.

Sipas familjarëve, Osman Selmani është ndaluar nga Serbia dhe është dërguar në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.

Një shtetas kosovar arrestohet në Serbi, akuzohet për “krime lufte”