Lajme

Kurti: Gjatë katër viteve të ardhshme do të investojmë 1 miliardë euro për FSK-në!

07/03/2026 12:27
nga:Y I

Gjatë ditës së sotme ka diplomuar gjenerata e 2026-ës e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se sot është një ditë krenarie për shtetin sepse në kazermën që mban emrin e kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, diplomuan disa nga udhëheqësit e ardhshëm të ushtrisë së Kosovës.

Kurti pohoi se gjatë katër viteve të ardhshme do të investojnë 1 miliardë euro të tjera për FSK-në.

“Krahas investimeve mbi 460 milionë euro për blerje armatimi, kemi dyfishuar numrin e ushtarëve, kemi katërfishuar trajtimet e mbi të gjitha kemi mbështetur shkollimin dhe edukimin e tyre. Për katër vjet, do të investojmë 1 miliard euro të tjera, do t’i kemi një mijë vajza e gra në ushtrinë tonë dhe do të kemi fabrikën e municioneve “Made in Kosova” shkruan kryeministri Kurti raporton “Gazeta Blic”.

Shkrimi i plotë: