Lajme

Policia jep detaje për të shtënat në Podujevë: Tre persona të plagosur, po hetohen rrethanat

07/02/2026 14:24
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre persona janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri të ndodhur rreth orës 13:30 në Podujevë, raporton GazetaBlic.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Sipas Policisë, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë veprime operativo-hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë.Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Enis Pllana, zëdhënës i PK për rajonin e Prishtinës.