Sporti

Gjermania apo Paraguai? Penalltitë do të vendosin për fituesin e ndeshjes

06/30/2026 01:12
nga:Mergim Rreci

Drama mes Gjermanisë dhe Paraguait do të marrë fund vetëm nga pika e bardhë. Pas 120 minutave lojë, asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë golin e fitores, me rezultatin që mbeti i barabartë 1-1.

Tashmë gjithçka do të vendoset në serinë e penalltive, ku vetëm njëra prej skuadrave do të sigurojë biletën për në çerekfinale të Kupës së Botës.

Mbetet të shihet se cila kombëtare do të tregojë më shumë qetësi dhe saktësi nga pika e bardhë për të siguruar kualifikimin në çerekfinale.

/GazetaBlic Sport/