Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë në detyrë, duke deklaruar se Kosova ka pësuar degradim diplomatik gjatë pesë viteve të fundit, raporton GazetaBlic.
Sipas Hotit, Marrëveshja e Uashingtonit nuk është zbatuar për gjashtë vjet, ndërsa ai akuzoi kryeministrin për refuzimin e projektit amerikan të gazit, në një kohë kur vendet evropiane po punojnë për të eliminuar varësinë nga gazi rus.
Ai shtoi se, në anën tjetër, qeveria ka pranuar Marrëveshjen e Ohrit, e cila, sipas tij dhe deklarimeve të emisarit evropian, tashmë përbën obligim ndërkombëtar për Kosovën.


