Lajme

Hoxha: Prishtina është ndërtuar aq shumë dhe aq keq ndër vite sa uroj të mos rizgjohemi nga pasojat e katastrofat një ditë

06/28/2026 11:28
nga:Genita C

Eliza Hoxha ka reaguar pas zjarrit të djeshëm në një ndërtesë pranë Parkut të Qytetit në Prishtinë, duke theksuar se rasti rikthen në vëmendje problemet e vazhdueshme me cilësinë e projektimit dhe ndërtimit në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, vendi ende nuk ka një kod të ndërtimit, ndërsa standardet teknike shpesh nuk respektohen, mungojnë sistemet moderne të mbrojtjes nga zjarri dhe distancat mes objekteve nuk janë sipas normave, duke vështirësuar evakuimin dhe ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Hoxha u bëri thirrje institucioneve qendrore e lokale dhe të gjithë akterëve të sektorit të ndërtimit që sigurinë nga zjarri ta trajtojnë si prioritet të politikave publike, duke paralajmëruar se ndërtimi i pakontrolluar në Prishtinë mund të sjellë pasoja të rënda në të ardhmen.