Lajme

Në Gjakovë, arrestohet një person për sulm seksual

06/27/2026 09:18
nga:Gazeta Blic

Të premten në Gjakovë një person është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual.

Policia ka njoftuar se i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.