Manuel Ugarte ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes mes Uruguait dhe Spanjës.
Mesfushori uruguaian nuk ishte në gjendje të vazhdonte lojën dhe u largua nga fusha me barelë, pasi nuk mund të ecte me këmbët e veta.
Pamjet ishin të rënda dhe kanë ngritur frikën se bëhet fjalë për një dëmtim serioz.
Tashmë priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e mundshme të rikuperimit.
/GazetaBlic Sport


