Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i një litri naftë është 1.37 euro, ndërsa ai i një litri benzinë 1.34 euro.
Ndërkaq, një litër gas do të tregtohet me çmim maksimal prej 0.67 euro.
Krahasuar me një ditë më parë, nafta është shtrenjtuar për një cent, ndërsa benzina është liruar për një cent



