Lajme

Deklarata për Përparim Ramën, Gecaj i reagon Ilir Feratit: E pavërtetë, turp të sulmohet ai që na e zbardhi fytyrën në Prishtinë

06/25/2026 09:40
nga:G B

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj kryetarit të Istogut, Ilir Ferati, lidhur me deklaratën e tij se Përparim Rama është takuar me Elmi Reçicën e PDK-së në ditën e zgjedhjeve, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, teksa e ka quajtur të turpshme nga ana e Feratit që ta sulmojë Ramën, i cili ua ka zbardhur fytyrën në Prishtinë.

Postimi i tij i plotë:

PRETENDIM I PAVËRTETË Ilir F. Ferati …

… Perparim Rama nuk është takuar me Hilmi Reçicën ditën e zgjedhjeve. Për shkak të respektit që kam ndaj mikut tim dhe babës tënd, nuk po i elaboroj të gjitha të pavërtetat dhe gjysmë të vërtetat tjera të artikuluara mbrëmë. Kjo nuk është frymë e LDK-së, të sulmohen, nga kryetari, dy kryetarë maratonik të LDK-së, e tash nga ti ai që na zbardhi fytyrën në Prishtinë – TURP.

P.S. Nëse ke aq averzion ndaj PDK-së, shihe foton e asaj kohe të tani “sekretarit organizativ” (jashtë-statutar) të LDK-së!