Lajme

Studio Dizajn Interieri në UNI – Universum International College me Program Amerikan të Fuqizuar nga Arizona State University

06/24/2026 11:55
nga:Y I

Studio Dizajn Interieri në UNI – Universum International College me Program Amerikan të Fuqizuar nga Arizona State University

Për të gjithë të rinjtë që kanë pasion kreativitetin, estetikën dhe transformimin e hapësirave, UNI – Universum International College ofron programin Bachelor në Dizajn Interieri, të fuqizuar nga Arizona State University, universiteti nr. 1 për inovacion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky program kombinon artin, teknologjinë dhe funksionalitetin për t’i përgatitur studentët të projektojnë ambiente moderne, inovative dhe të përshtatura me nevojat e jetës bashkëkohore.

Studentët përfitojnë:

Diplomë ndërkombëtare të fuqizuar nga Arizona State University.

Studio dhe laboratorë modernë për zhvillimin e projekteve praktike.

Njohuri profesionale në projektim, modelim 3D dhe planifikim të hapësirave.

Ligjërues me përvojë akademike dhe profesionale në fushën e dizajnit.

Mundësi për praktikë profesionale dhe bashkëpunim me industrinë.

Nëse dëshiron të krijosh hapësira që frymëzojnë, të zhvillosh aftësitë e tua kreative dhe të ndërtosh një karrierë në një nga profesionet më të kërkuara të kohës, programi i Dizajnit të Interierit në UNI është zgjedhja ideale për ty.

Apliko tani: UNI – Universum International College

Email: [email protected]

Viber & WhatsApp: +383 44 144 062