Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

06/24/2026 07:14
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 24 qershor 2026

09:00

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)

09:30
Forumi Ekonomik i Grave organizon tryezën e diskutimit me temën: “Analiza e platformës SUPERPUNA dhe ndikimi i saj tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
D4D organizon konferencë me temën “Politikat e Edukimit Medial dhe Qëndrueshmëria Digjitale”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:30
KDI organizon tryezën “Prokurimi publik në Kosovë: Përtej ndryshimeve teknike – Drejt një reforme strukturore të prokurimit publik në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

11:00
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, pret në takim organizatorët dhe artistët pjesëmarrës në gala koncertin “Kanga Jonë – Dashni nga Prishtina”, i cili organizohet nën patronatin e Kryeqytetit, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës. (Holli para Sallës së Kuvendit, objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës)

18:00
Universiteti i Prishtinës mabanë programin UP Talks, programit i ri publik të ligjëratave e bashkëbisedimit mes personaliteteve të njohura vendase e globale dhe studentëve e profesorëve të Universitetit të Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)