Lajme

Aksident në rrugën Barilevë-Prugovc

06/20/2026 17:39
nga:Gazeta Blic

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në rrugën Barilevë-Prugovc.

Drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi automjet, duke përfunduar jashtë rrugës.

Me ndihmën e auto-bartjes, kamioni u nxor nga gropa që ishte buzë rrugës.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.