Brazili mori një lajm aspak të mirë gjatë pjesës së parë ndaj Haitit, pasi Raphinha u detyrua të largohej nga fusha.
Anësori i Barcelonës u rrëzua pas një ndërhyrjeje dhe menjëherë i bëri shenjë stolit, duke bërë që stafi mjekësor të nxitonte në fushë.
Pavarësisht përpjekjes për të vazhduar, Raphinha nuk mundi dhe u largua.
Shkalla e dëmtimit nuk dihet ende, por zëvendësimi ka ngritur menjëherë pyetje mbi disponueshmërinë e tij.
Kujtojmë se Brazili po fiton ndaj Haitit me rezultatin 3-0 pas pjesës së parë.
/GazetaBlic Sport


