Federata Algjeriane e Futbollit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA pas humbjes 3-0 ndaj Argjentinës në Kupën e Botës 2026, duke kundërshtuar dy vendime të gjyqtarit që, sipas saj, ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes.
Në dokumentin e dorëzuar, federata algjeriane kërkon rishikimin e dy incidenteve kryesore:
- Një ndërhyrje e Lionel Messi ndaj mbrojtësit Aïssa Mandi, për të cilën Algjeria pretendon se duhej të ishte ndëshkuar më ashpër.
- Një goditje me bërryl e Alexis Mac Allister ndaj Ahmed Maza, incident që sipas algjerianëve meritonte ndërhyrjen e VAR-it dhe sanksion disiplinor.
Zyrtarët algjerianë kanë shprehur pakënaqësi për mënyrën se si u menaxhuan këto situata nga arbitri dhe sistemi VAR, duke argumentuar se të dy episodet kaluan pa u trajtuar siç duhet.
Nga ana tjetër, deri tani FIFA nuk ka dhënë një reagim publik mbi ankesën, ndërsa kampi argjentinas nuk ka komentuar zyrtarisht pretendimet e ngritura.
/GazetaBlic Sport/


