Zyrtarët e MASHTI-t, mëngjesin e së premtes, u ulën në bankën e të pandehurve nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
E për gjitha veprat që rëndojnë mbi klientët, avokatët secili veç e veç, kërkuan lirimin nga to, raporton Klan Kosova.
Prezentë ishin edhe personat juridikë të cilët ishin përzgjedhur për të furnizuar shkollat me pajisje lëndore dhe të mirëmbajtjes e që sipas aktakuzës të njëjtit kishin dorëzuar mallra më të lira për nga vlera, dhe më të dobëta për nga cilësia.
Kështu duke i shkaktuar kuletës së shtetit dëme milionëshe.


