Ngjarja e rëndë e regjistruar paraditen e së premtes në bregdetin e Tales, ku humbën jetën dy vajza të mitura 9 dhe 11 vjeç, ka ngritur shqetësime serioze për mungesën e sigurisë në plazhet publike.
Sipas informacioneve, në zonën ku ndodhi mbytja nuk ka pasur vrojtues plazhi në detyrë, pavarësisht se bëhet fjalë për një segment të frekuentuar gjatë sezonit veror.
Dy të miturat humbën jetën pasi u nxorën nga uji pa shenja jete, ndërsa trupat e tyre u transportuan në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Dy të miturat humbën jetën pasi u nxorën nga uji pa shenja jete, ndërsa trupat e tyre u transportuan në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Viktimat janë Jonida Dajlani, 9 vjeç dhe Adelajda Misha 11 vjeç. Policia informon se në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg të cilat më pas janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.


