Sporti

Xhaka flet hapur pas ndeshjes: Më dhemb, por nuk ndikohem nga jashtë

06/19/2026 00:09
nga:Mergim Rreci

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur hapur për kritikat e ditëve të fundit, duke theksuar se fokusi i tij mbetet vetëm te performanca në fushë dhe suksesi i ekipit.

“Njerëzit e dinë kush jam unë. Ka disa që nuk i përballojnë dot kritikat. Unë jam dikush që e kritikon veten para se të kritikojë dikë tjetër,” u shpreh Xhaka.

Ai shtoi se shpesh keqinterpretohet, por theksoi se nuk ndryshon mënyrën e tij të të shprehurit: “Gjithmonë duket ndryshe kur them diçka, por nuk di të them ndryshe.”

Mesfushori zviceran u ndal edhe te roli i tij te kombëtarja, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe përkushtimit:
“Zvicra mund të jetë krenare që ka një lojtar me 148 ndeshje, që luan me krenari për kombin. Ndoshta kam nevojë edhe për këtë presion; më provokon pak.”

Xhaka nënvizoi se prioriteti i tij mbetet harmonia e skuadrës dhe rezultati: “Ajo që ka rëndësi për mua është që ekipi të jetë bashkë. Duhet të luajmë së bashku, gjithçka tjetër nuk më ka interesuar kurrë. Ajo që ndodh në fushë është e vetmja gjë që vlen.”

Në fund, Xhaka u tregua i qartë për motivimin e tij: “Unë jam këtu për sukses dhe do të vazhdoj ta kërkoj atë për sa kohë që jam pjesë e kësaj skuadre.”

/GazetaBlic Sport/