Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar duke thënë se debati për energjinë në Kosovë ka kaluar përtej çështjes ekonomike dhe është shndërruar në një alarm për të ardhmen e vendit, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rrezikun e përjashtimit nga projektet e mëdha energjetike dhe dobësimin e bashkëpunimit strategjik duhet të merren seriozisht, pasi prekin sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës.
Hoti thekson se raporti me SHBA-në është themel i shtetit të Kosovës dhe paralajmëron se çdo devijim nga kjo rrugë mund të dëmtojë investimet, vendet e punës dhe orientimin euro-atlantik të vendit.


