Sporti

Shqetësime serioze për fushën në ‘MetLife Stadium’ para sfidës Francë – Senegal

06/16/2026 19:08
nga:Mergim Rreci

Vetëm pak orë para ndeshjes mes Francës dhe Senegalit, terreni i MetLife Stadium po ngjall shqetësime serioze.

Sipas raportimeve, fusha është në gjendje jo ideale, me disa zona të thata dhe me një sipërfaqe të rënduar, gjë që mund të ndikojë në ritmin dhe cilësinë e lojës. Kushtet e tilla mund ta bëjnë më të vështirë kontrollin e topit dhe lojën me pasime të shpejta.

Terreni kishte marrë kritika edhe më herët, sidomos pas ndeshjes Brazil–Marok, ku u vu në pah cilësia e dobët e fushës për një ndeshje të këtij niveli.

/GazetaBlic Sport/