Sporti

Kimmich: Gjarpër helmues pranë kampit të Gjermanisë në SHBA, alarm në stërvitje

06/16/2026 18:49
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Gjermanisë, Joshua Kimmich ka zbuluar një incident të pazakontë gjatë grumbullimit  në Winston-Salem, ku lojtarët kanë hasur një gjarpër helmues pranë kampit stërvitor.

Sipas Kimmich, futbollistët dhe stafi janë paralajmëruar menjëherë për rrezikun, pasi bëhet fjalë për një lloj gjarpri që mund të jetë i rrezikshëm nëse kafshon. Ai theksoi se ekipit i është kërkuar kujdes i shtuar në ambientet përreth.

“E pamë një gjarpër dje dhe na thanë se ishte helmues. Nëse të kafshon, duhet të shkosh në spital,” u shpreh Kimmich.

Ai shtoi se, megjithëse situata nuk është zakonisht fatale, rreziku mbetet i pranishëm: “Nuk mendoj se vdes, por është padyshim i rrezikshëm.”

Futbollisti gjerman theksoi gjithashtu se skuadra po tregohet e kujdesshme me natyrën dhe kafshët në zonë, duke shtuar se kushtet në SHBA janë ndryshe nga ato në Evropë.

/GazetaBlic Sport/