Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, ka mësuar kundërshtarin e saj për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Pas shortit të hedhur nga UEFA, skuadra nga Rrogozhina do të përballet me Petrocubin e Moldavisë në sfidën e parë të rrugëtimit evropian për sezonin e ri.
Egnatia, e cila siguroi titullin kampion në Shqipëri dhe vazhdon të shkruajë historinë e saj në futbollin shqiptar, do të ketë përballë një kundërshtar me përvojë në garat evropiane.
Petrocubi ka qenë një emër i njohur në kompeticionet e UEFA-s gjatë viteve të fundit dhe pritet të jetë një test serioz për ekipin e drejtuar nga Nevil Dede.
/GazetaBlic Sport/


