Lajme

Ndryshon ndarja e mandateve: VV fiton ulësen e 52-të, PDK zbret në 22 deputetë

06/16/2026 07:27
nga:Y I

Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer sërish ulësen e 52-të në Kuvendin e Kosovës, pas përditësimit të fundit të rezultateve zgjedhore, ku janë numëruar 93.63 për qind e votave.

Ky ndryshim ka bërë që Partisë Demokratike të Kosovës t’i merret një mandat, duke e pozicionuar atë në Parlament me 22 deputetë, nga 23 që kishte.

Aktualisht, procesi i numërimit të votave me postë është ende në zhvillim, ndërsa sipas të dhënave të fundit, ndarja e mandateve për dy partitë tjera kryesore në vend janë: LDK 19 ulëse dhe AAK 7 ulëse.