Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj Dejona Mihalit të VV-së, e cila i reagoi kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, raporton Gazeta Blic.
“Qytetarët e Prishtinës për dy mandate e kanë zgjedhur Përparim Ramën para “kukullave” të propozuara nga ti”, ka shkruar Krasniqi.
Ajo ka thënë se ajo dhe Kurti kanë përgjegjësi që të ofrojnë siguri për qytetarët e vendit.
“Turp ju qoftë për papërgjegjësinë e treguar”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Kush je ti Dejona Mihajlli?
Qytetarët e Prishtinës për dy mandate e kanë zgjedhur Përparim Ramën para “kukullave” të propozuara nga ti.
Kur një figurë pa identitet sikur Dejona e sulmon kryetarin e Prishtinës tregon sa shumë janë traumatizuar nga humbjet që kanë përballë LDK-së dhe Kryetarit Përparim Rama në Prishtinë.
Ti Dejona dhe Kryeministri Kurti keni përgjegjësi që të ofroni siguri për qytetarët e vendit dhe turp ju qoftë për papërgjegjësinë e treguar.


