Lajme

VV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52

06/15/2026 19:28
nga:L J

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 52 mandate pas përditësimit të rezultateve të votave që kanë ardhur me postë nga diaspora.

Kjo ulëse e re vjen si rezultat i votave nga diaspora dhe i është marrë Partisë Demokratike të Kosovës, duke e çuar Vetëvendosjen nga 48 në 52 mandate, sa kishte fillimisht pas numërimit të votave brenda vendit.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës mbetet me 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës me 19, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zbritur në 7 ulëse, nga 8 sa kishte më herët.