Lajme

E FUNDIT | Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

06/14/2026 14:19
nga:Genita C

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit për të intervenuar dhe për të menaxhuar situatën.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet që Policia e Kosovës të dalë me informacione shtesë gjatë ditës.