Sporti

Një video ndez polemika në kampin e Turqisë

06/13/2026 18:15
nga:Mergim Rreci

Një incident i pazakontë ka tronditur kombëtaren e Turqisë pak para ndeshjes së parë në Kupën e Botës, ku mbrojtësi Caglar Soyuncu dhe dy lojtarë të tjerë janë filmuar duke pirë duhan.

Pamjet, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale, kanë shkaktuar reagime të shumta dhe debat të gjerë në opinionin sportiv, ndërsa identiteti i dy lojtarëve të tjerë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Federata Turke e Futbollit nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare, ndërsa mediat në Stamboll raportojnë për një shkelje të mundshme disiplinore brenda ekipit kombëtar.

Skandali vjen në një moment të ndjeshëm për Turqinë, e cila është pjesë e Grupit D në Kupën e Botës, ku do të përballet me Australinë, Paraguain dhe Shtetet e Bashkuara.

/GazetaBlic Sport/