Kombëtarja e Egjiptit është detyruar të ndryshojë fanellën e saj zyrtare para Kupës së Botës 2026, pas një vendimi të FIFA-s që ndalon shfaqjen e shtatë yjeve mbi emblemën e ekipit.
Yjet simbolizojnë shtatë titujt rekord të Egjiptit në Kupën e Kombeve Afrikane dhe konsiderohen një nga simbolet më të rëndësishme të “Faraonëve”.
FIFA ka kërkuar gjithashtu ndryshimin e shkronjave dhe numrave me ngjyrë të artë për t’iu përshtatur rregulloreve të turneut.
Vendimi ka ngjallur reagime te tifozët egjiptianë, por skuadra tashmë është e fokusuar te ndeshja e parë në Grupin G kundër Belgjikës, e cila zhvillohet më 15 qershor.
/GazetaBlic Sport/


