Sporti

Ndarje e papritur, Sokoli nuk do ta drejtojë më Malishevën

06/12/2026 23:29
nga:Mergim Rreci

Malisheva ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli.

Vendimi është marrë pas një takimi ndërmjet trajnerit dhe drejtuesve të klubit, ku është bërë analiza e detajuar e ecurisë së skuadrës dhe rezultateve të arritura gjatë sezonit të fundit, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, palët kanë arritur marrëveshje të përbashkët që bashkëpunimi të përfundojë në këtë fazë, duke u ndarë me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, pavarësisht se klubi siguroi Europën dhe e fitoi epitetin e nënkampionit.

Klubi ka falënderuar Sokolin për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte në krye të skuadrës, ndërsa trajneri ka shprehur mirënjohjen e tij për besimin, mbështetjen dhe korrektësinë e treguar nga drejtuesit e Malishevës.