Sporti

Kanadaja – Bosnja dhe Hercegovina, formacionet zyrtare

06/12/2026 19:58
nga:Mergim Rreci

Kanadaja dhe Bosnja e Hercegovina përballen sonte në një ndeshje të rëndësishme të Kupës së Botës, me fillim nga ora 21:00.

Ky takim pritet të jetë mjaft i luftuar, me të dyja kombëtaret që synojnë rezultat pozitiv për të filluar me ritëm në fazën e grupeve të turneut.

Kanadaja luan para tifozëve të saj dhe kërkon të shfrytëzojë avantazhin e terrenit, ndërsa Bosnja e Hercegovina synon të tregojë forcën dhe organizimin e saj në një sfidë delikate.

Ja formacionet zyrtare:

Kanadaja XI: Crépeau; Johnston, De Fougerolles, Cornelius, Laryea; Buchanan, Eustáquio, Koné, Millar; Jonathan David, Oluwaseyi.

Bosnja dhe Hercegovina XI: Vasilj; Dedic, Katic, Muharemovic, Kolasinac; Bajraktarevic, Tahirovic, Basic, Memic; Lukic, Demirovic.

/GazetaBlic Sport/