Lajme

Numërimi drejt fundit, sot radha e përfaqësive diplomatike

06/11/2026 14:52
nga:Y I

Nga ora 16:00, të enjten në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të fillojë numërimi i votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike.

Votimi fizik jashtë Kosovës është mbajtur më 6 qershor në 30 përfaqësi diplomatike, ku sipas të dhënave zyrtare kanë qenë të regjistruar 27 mijë e 724 votues.

Prej tyre, kanë marrë pjesë rreth 81 për qind, ose 22 mijë e 414 qytetarë që kanë ushtruar të drejtën e votës.

Paralelisht me numërimin e votave nëpër përfaqësi diplomatike, në QNR po vazhdon edhe procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime të dërguara përmes postës nga jashtë Kosovës.

Ky proces ka për qëllim të verifikojë nëse dërgesat i përkasin votuesve të regjistruar në listën për votim me postë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 10 qershor 2026 janë trajtuar mbi 23 mijë e 300 pako.

Nga to, 22 mijë e 601 janë aprovuar, ndërsa 755 janë refuzuar./Klan Kosova/