Lajme

ShBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

06/11/2026 14:30
nga:Y I

ShBA-ja ka konfirmuar se ka kryer një sulm ndaj anijes Jalveer që lundronte me flamur të Guinea-Bissau.

Komanda Qendrore (Centcom) thotë se anija “shkelte bllokadën” duke u përpjekur të transportonte naftë iraniane përmes Gjirit të Omanit.

Kjo është anija e tretë e goditur nga forcat amerikane në Gjirin Persik këtë javë pas sulmeve ndaj anijeve Marivex dhe Settebello, sipas Centcom.