Me ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit të UÇK-së, Rrustem Mustafa, nuk u la pa diskutuar edhe aktualiteti politik në vend.
Mustafa i cili është edhe vet kandidat për deputet nga radhët e PDK-së iu bëri thirrje skenës politike që t’i thirrin mendjes, e në veçanti atyre që sipas tij penguan krijimin e institucioneve.
“Nuk është koha, nuk lejohet më që të vazhdohet rruga e njëjtë për destabilizim, për institucione falso”, tha Mustafa në Klan Kosova.
Derisa procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet po shkon drejt fundit.
Bazuar nga të dhënat e deritanishme të KQZ-së kur janë numëruar 85.03% të votave, Remi është i 24-ti me 14 mijë e 981 vota.


