Sipas revistës Forbes, superylli portugez Cristiano Ronaldo kryeson listën e futbollistëve më të paguar që do të marrin pjesë në Kupën e Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Ai ka fituar 300 milionë dollarë në 12 muajt e fundit, prej të cilave 235 milionë nga futbolli dhe 65 milionë nga kontratat reklamuese, transmeton GazetaBlic Sport.
Në vendin e dytë renditet Lionel Messi me 140 milionë dollarë, ndërsa i treti është Kylian Mbappe me 95 milionë dollarë. Pas tyre vijnë Erling Haaland (80 mln), Vinicius (60 mln), Mohamed Salah (55 mln), Sadio Mane (54 mln), Jude Bellingham (44 mln), Lamine Yamal (43 mln), Harry Kane (41 mln) dhe Neymar (38 mln).
Ronaldo dhe Messi janë gjithashtu pjesë e klubit të miliarderëve. Kampionati Botëror do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik dhe për herë të parë do të ketë 48 ekipe pjesëmarrëse.
/GazetaBlic Sport/


