Lajme

“Presidenti, të jetë nga opozita”, Ish-deputeti i VV’së: Qytetarët, përmes votës i treguan Kurtit se s’mund t’i ketë krejt shtyllat e shtetit

06/10/2026 19:47
nga:Genita C

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka deklaruar se në skenën politike të Kosovës duhet të ketë më shumë bashkëpunim ndërmjet partive, pasi asnjë subjekt politik nuk ka mandat të mjaftueshëm për të kontrolluar i vetëm institucionet kryesore të shtetit.

Ai thekson se vota e qytetarëve ka treguar qartë nevojën për balancë dhe kompromis, duke e bërë të domosdoshme ndarjen e pushtetit dhe shmangien e dominimit nga një parti e vetme.

“Partitë në Kosovë është e logjikshme që mund të bashkëpunojnë. Qytetarët përmes votës i treguan se nuk ka të drejtë të ketë në kontroll të gjitha shtyllat e shtetit. Lëvizja Vetëvendosje, nëse dëshiron të qeverisë vendin, duhet që pozita e Kryetarit të Shtetit të votohet në favor të opozitës. Kjo votë i garanton vetëm pozitën e Kryetarit të Kuvendit”, thotë Humolli.

Sipas tij, zgjidhja politike duhet të kërkohet përmes marrëveshjeve ndërpartiake, në mënyrë që të sigurohet stabilitet institucional dhe funksionim më i mirë i institucioneve të vendit.

“Kjo votë ka mundësi që ish-opozita ta ndërtojë qeverinë dhe pozitën e kryetarit t’ia votojë VV-së. Po ashtu, edhe VV-ja ka mundësi të bëjë qeverinë me njërën nga partitë e ish-opozitës, ndërsa për pozitën e presidentit të mos pretendohet apo të mos keqpërdoret vota. Me disa parti është më vështirë të arrihet marrëveshje, për arsye se oferta programore nuk përputhet me asnjërën nga partitë politike. Në kuptimin programor, duhet të bëhen kompromise të shumta, nga të cilat të dy palët do të humbnin ose do të dilnin keq para votuesve”, tha Humolli për GazetaBlic.

Krstić përmend Ramush Haradinajn dhe Lutfi Hazirin si mundësi për president konsensual