Lajme

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

06/10/2026 17:07
nga:Genita C

Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje të Bullgarisë, ku ka riafirmuar orientimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë i barabartë dhe gjithëpërfshirës, ndërsa kërkoi që progresi i Kosovës në reforma, sundim të ligjit dhe integrim evropian të njihet nga BE-ja.

Sipas Haxhiut, pas më shumë se tre vjetësh nga aplikimi për anëtarësim, Kosova duhet të avancojë drejt statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.