Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, luajti vetëm 20 minuta, por arriti të lërë menjëherë gjurmë duke shënuar nga pika e bardhë në fitoren 3-0 ndaj Islandës në ndeshjen miqësore të fundit para fillimit të Botërorit 2026.
Argjentina kaloi në epërsi me golin e Valentín Barco, ndërsa Messi realizoi golin e dytë vetëm pak minuta pasi u inkuadrua në lojë. Rezultatin përfundimtar 3-0 e vulosi Thiago Almada në minutat e fundit të takimit.
Ky ishte një sinjal i shkëlqyer për trajnerin Lionel Scaloni, pasi Messi u rikthye me sukses pas shqetësimeve fizike që kishte pasur së fundmi dhe duket gati për të udhëhequr kampionët në fuqi në mbrojtjen e titullit botëror.
/GazetaBlic Sport/


