Analisti politik, Blerim Canaj në emisionin “Click” tha se Albin Kurti nuk dëshiron pushtet.
“Albin Kurti nuk dëshiron pushtet, deri tani sa kemi parë nuk dëshiron”, u shpreh ai.
Për partitë opozitare, Canaj tha se ato nuk kanë pasur njerëz me kapacitete për bërjen e politikës, derisa shtoi se nuk kanë pasur dije.
“Partitë opozitare nuk kanë pasur njerëz që kanë kapacitete për të bërë politikën si duhet dhe nuk kanë pasur dije. Ky shtet është duke vuajtur momentalisht për kompetencë politike”, theksoi Canaj.


