Lajme

Dita e dhjetë e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

06/09/2026 19:27
nga:Genita C

Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët vijojnë me protestën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.

Si çdo ditë është këtë të martë protestuesit u mblodhën në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuq e zi, ata kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec./A2CNN