Lajme

Rezultatet e deritanishme në LDK: Osmani e para, Abdixhiku i dyti, Kica-Xhelili e treta

06/09/2026 19:15
nga:Genita C

Me mbi 40% të votave për kandidatë të numëruara, Vjosa Osmani kryeson listën e Lidhja Demokratike e Kosovës me 30,272 vota, raporton GazetaBlic.

Pas saj renditet Lumir Abdixhiku me 27,506 vota, ndërsa në vendin e tretë është Doarsa Kica-Xhelili me 21,502 vota.

Në dhjetëshen më të votuar të LDK-së bëjnë pjesë edhe Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj dhe Lutfi Haziri.

Mbi 40% e votave të numëruara, kjo është 10-shja më e votuar e Vetëvendosjes: Kurti mbi 94 mijë vota