Lajme

Mbi 40% e votave të numëruara, kjo është 10-shja më e votuar e Vetëvendosjes: Kurti mbi 94 mijë vota

06/09/2026 19:07
nga:Genita C

Me mbi 40% të votave për kandidatë të numëruara, Albin Kurti kryeson bindshëm listën e Lëvizjes Vetëvendosje me 94,940 vota, raporton GazetaBlic.

Pas tij renditen Glauk Konjufca me 74,449 vota, Albulena Haxhiu me 42,949 vota, Hekuran Murati me 37,770 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 34,691 vota.

Në dhjetëshen më të votuar të VV-së janë edhe Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari-Lila dhe Ejup Maqedonci.