Federata e Futbollit e Iranit ka njoftuar se kuota e biletave e rezervuar për tifozët iranianë në Kupën e Botës është tërhequr zyrtarisht, vetëm pak ditë para nisjes së turneut.
Sipas federatës iraniane, vendimi është marrë papritur dhe pa ndonjë shpjegim zyrtar nga organizatorët. Për pasojë, biletat që ishin planifikuar të shpërndaheshin përmes federatës nuk do të jenë më në dispozicion të tifozëve të kombëtares.
Deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja e këtij vendimi, ndërsa pritet që FIFA ose autoritetet përgjegjëse të japin sqarime në ditët në vijim.
Lajmi ka shkaktuar reagime dhe pasiguri te tifozët iranianë, të cilët kishin planifikuar të mbështesnin ekipin e tyre në turneun më të madh të futbollit botëror.
/GazetaBlic Sport/


