Lajme

Temperatura deri në 29°C, parashikimi i motit për nesër

06/08/2026 23:26
nga:L J

Nesër parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët, sipas Institutit Hidrometeorologjik.

Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, por pa kushte për reshje domethënëse.

Temperaturat minimale do jenë 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale: 26 deri në 29°C.

Era do fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s.