Alban Zogaj, ka vlerësuar se partia e tij ka shënuar rritje të qartë në zgjedhje, duke u ngritur nga 15 në 20 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Ai për GazetaBlic tha se, megjithëse pritshmëritë kanë qenë më të larta, rritja e përfaqësimit parlamentar përbën një hap përpara dhe një bazë të fortë për të ardhmen.
“Rezultati gjithmonë mund të analizohet nga këndvështrime të ndryshme, por një fakt është i padiskutueshëm: LDK-ja ka shënuar rritje të qartë, duke u ngritur nga 15 në 20 deputetë. Natyrisht që ne gjithmonë synojmë më shumë dhe pritshmëritë kanë qenë me të larta, por rritja e përfaqësimit në Kuvend është një hap përpara dhe një bazë e fortë për të ardhmen”, tha Zogaj.
Sipas Zogajt, në këtë rezultat kanë kontribuar mbështetja e Vjosa Osmani, angazhimi i Lumir Abdixhiku dhe puna e mijëra aktivistëve në të gjithë Kosovën.
Ai theksoi se LDK-ja respekton verdiktin e qytetarëve dhe do të vazhdojë të punojë për të zgjeruar besimin e fituar në zgjedhjet e ardhshme.
“Mbështetja e Presidentes Vjosa Osmani, angazhimi i Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe puna e mijëra aktivistëve anembanë Kosovës kanë kontribuar në këtë rezultat. Ne e respektojmë verdiktin e qytetarëve dhe do të vazhdojmë të punojmë që besimin e fituar ta zgjerojmë edhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme. Rruga jonë është ajo e reformës, demokracisë dhe zhvillimit të Kosovës”, tha Zogaj për GazetaBlic.
Matoshi: VV-ja është fituese e qartë, por jam skeptik se do të arrijë marrëveshje për Presidentin


